Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19
216 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Edhe në rezultatet e publikuara sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prishtina është komuna me numërim më të madh të rasteve të reja. 115 raste janë në kryeqytet, kurse nga 16 raste të reja i kanë komuna e Drenasit dhe ajo e Fushë Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
(V.Z / Epoka e re)