Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19

17 gusht 2020 | 15:34

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe nëntë raste të vdekjes nga ky virus.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë Kosovë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me…