![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/QKUK-infektiva-730x440-1-600x360-1.jpg)
Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot se në 24 orët e fundit nga 474 mostra të marra, 119 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Komuna e Prishtinës është me numrin me të madh të të infektuarave me koronavirus, pasi 35 persona kanë rezultuar pozitivë. Më pas renditet Gjakova me 10 raste dhe Gjilani me 8 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.
(V.Z / Epoka e re)