Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus
25 prill 2020
| 23:33
Sonte u konfirmuan edhe 28 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Rastet e infektuara vijnë nga këto komuna: Katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog.
Ndërsa, sonte rezultoi edhe një e vdekur, e tre të shëruar nga ky virus.