Nga kjo e shtunë deri më 8 janar mbyllet për qarkullim rruga “George Bush” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se duke filluar nga e shtuna e 26 nëntorit deri të dielën, më 8 janar 2023 për shkak të festave të fund vitit rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur.
Komuna e Prishtinës njofton se rrjedha e qarkullimit të autobusëve do të ndryshojë.
Me ndryshimin e qarkullimit të autobusëve mund të njoftoheni në bazë të fotografive të mëposhtme:
Linja Nr. 1 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi F. Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit tek Fakulteti Teknik.
Linja Nr. 1A – Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmoret e Kombit” dhe përfundon në Stacionin e Autobusëve.
Linja Nr. 3 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr. 4 – Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.
Linja Nr.7C – Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria. /Telegrafi/