Nga konkurset e bukurisë deri te fotomodelimi
Ismail Rexhepi
Në fillim të bisedës, 21 vjeçarja, Albiona Bajraktari ka thënë se unë jam më shumë e përfshirë në zhanrin e foto modelimit, pra jam imazh i disa markave në shtetin e Belgjikës.
Kur jemi këtu, dua të përmendi firmat e njohura ku kam reklamuar modelet e firmave të agjencinë si Model Office Anvers, pastaj Modelsoffice Antwerpen, në Belgjikë, gjatë këtij muaji. Pra, përballja ime me këtë konotacion është e drejtpërdrejtë.
Albiona, po ashtu një vajzë shume e bukur dhe e vlerësuar në shumë raste për bukurinë e saj, shprehet se është shumë e kënaqur me këtë profesion. Ajo ka që në moshën e që e ka nisur karrierën në këtë fushë dhe do ndihej shumë me fat nëse do zgjasë për shumë vite. Por nuk la pa përmendur dhe faktin se në verën e vitit 2018, ishte garuese në konkursin për më të bukurën e Kosovës, para në Miss Kosova 2018.
Ajo edhe pse ishte për herë të parë, arriti të marrë çmimin “Miss social media”, titull ky që e inspiroi t’i rreket edhe fushës së modelimit. Gjithashtu, ajo këto ditë ka marrë edhe një ftesë për të qenë pjesë e një filmi në Francë, mirëpo ende nuk ka vendosur rreth kësaj oferte.
Në foto është Albiona duke prezantuar modelet e firmave të larte cekura, ndërsa fotot janë të realizuara nga Patricia Ley. Duhet cekur se kjo është vajza e këngëtares së njohur, Fikrije Murati Bajraktari.