Nga koronavirusi dje vdiqën edhe pesë në Turqi

21 mars 2020 | 09:41

Turqia konfirmoi pesë vdekje të tjera nga koronavirusi vonë të premten, duke e çuar gjithsej në nëntë vdekje dhe 311 raste të reja të konfirmuara.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha në “Twitter” se vdekjet ishin të pacientëve të moshuar dhe të prekur nga sëmundje të tjera përcjellëse, shkruan “Anadolu”.

Ai shtoi se 311 nga 3 656 testet e kryera në raste të dyshuara në 24 orët e fundit ishin rikthyer pozitive, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në 670, nga 359.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen dy vite që kur Kuvendi i Kosovës miratoi…