![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/kufi-1536x1152-1.jpg)
Nga Kosova vijnë, drejt Shqipërisë shkojnë
10 gusht 2020
| 08:37
Kolona të gjata në kufirin me Shqipërinë janë regjistruar edhe të hënën. Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të veturave.
Kosovarët edhe në këtë fillim të javës ia kanë mërsyer bregdetit shqiptar. Në fotografitë e siguruara nga EO shihet se katër radhë me kolona të gjata janë krijuar në hyrje-dalje.