Nga lufta nuk kthehen të gjithë

15 qershor 2020 | 15:17

Shefik Surdulli

Sot Gjilani kremton festën e vet të veçantë – Ditën e çlirimit, ditën e lirisë. Qytetarët natyrshëm po i gëzoheshin hyrjes së forcave aleate, të NATO-s në Kosovë, dhe në Gjilan gjithsesi. Mirëpo, ishte një moment tjetër më ngazëllues për ta, më i veçanti nga të gjitha ditët tjera, nga të gjitha epokat e historisë së Kosovës, që u shfaqë për herë të parë atë ditë, pikërisht më 15 Qershor 1999: hyrja triumfale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e luftëtarëve të Brigadës “Kadri Zeka”.

Qytetarët e Gjilanit dhe të rrethinës, i madh e i vogël, burra e gra, atë ditë të madhe dhe jo të zakontë, po ngarendnin t’i shohin; t’i takojnë; t’i përshëndesin; t’i përqafojnë; t’ua prekin dorën për herë të parë, luftëtarëve të tyre me uniformën e luftës, të UÇK-së.

T’ua puthin ballin dhe tytën e pushkës çlirimtare, e t’i mbulojnë me lulëkuqet e Kosovës martire.
Pse jo! Ata ishin të tyre, ata ua sollën lirinë.

Të rraskapitur, të sfilitur nga lufta me pushtuesin serb, luftëtarët çlirimtar po zhdirgjeshin nga malet, nga të gjitha anët, po marshonin ballëlart qytetit. Po vinin krenar për kurorëzimin e luftës së tyre me lirinë, por të mangët në shpirt dhe në numër – po u mungonin shokët e luftës.

Nga lufta asnjëherë nuk kthehen të gjithë.

Këtij marshi triumfues nuk po i printe komandanti i parë i tyre- Abdullahu. Zëri i tij i fuqishëm, i kushtrimit për luftë, kishte tmerruar dhe siluroi pushtuesin dhe falangat e tij edhe në këto anë.

Në këto radhë nuk ishte Agimi, as Nushja e Tefiku, as Albani e Paja…dhe të tjerë luftëtarë. Ata më përpara kishin sjellë sihariqin e lirisë dhe ishin kthyer në muranë të saj, kishin ngrehë shtat, po bëheshin sa bjeshka.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207343972513695&set=a.1377189285916&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtari Hasim Mazreku nga Komuna e Malishevës, i cili punon…