Nga LV-ja thonë se nuk është caktuar ende takimi i radhës në mes të Kurtit dhe Mustafës

12 janar 2020 | 16:10

Janë bërë më shumë se tre muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, ende nuk janë pajtuar për një marrëveshje.

Në takimet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë dështuar të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kryetarët e këtyre dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë caktuar ende asnjë takim.

Të paktën kështu ka bërë me dije për “Kosovapress”, zyrtari për medie në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Nuk mund të them asgjë. Zakonisht takimet caktohen paraprakisht, por ende nuk di nëse tashmë është caktuar ndonjë”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq u rikthye te Milani pas thuajse 8 sezonesh…