Nga Meghan Markle, Bennifer te Alec Baldwin: Ngjarjet më të paharrueshme të showbizz-it për vitin 2021

29 dhjetor 2021 | 12:41

2021 do të mbahet mend dhe për ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur në botën e showbizz-it. Nga intervista “bombë” e Meghan Markle ndaj familjes mbretërore, divorci i çiftit të famshëm Kim-Kanye, ribashkimi i “Bennifer”, liria e Britney Spears dhe deri te tragjedia në festivalin e Travis Scott, këto janë ngjarjet që dominuan për muaj të tërë në mediat botërore.

Intervista e Meghan Markle dhe Princit Harry për Oprah Winfrey

Meghan Markle dhe Princi Harry dhanë një intervistë për Oprah Winfrey në Mars. Mes deklaratave befasuese, Markle tha se djalit të tyre, Archie nuk i ishte dhënë titulli mbretëror për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ajo tha se kishte kaluar një periudhë të vështirë para se të largohej nga Britania dhe se kishte menduar vetëvrasjen.

Britney Spears fitoi betejën ligjore me të atin

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ribashkohen pas 17 vitesh

Pak kohë pas ndarjes nga Alex Rodriguez, Jennifer Lopez u rikthye tek ish i fejuari i saj, Ben Affleck pas 17 vitesh. Çifti i famshëm, të cilët të dy kanë fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme, po shijojnë në maksimum romancën e rindezur. Dyshja konfirmuan ribashkimin në muajin Korrik me një foto ku shiheshin duke u puthur.

Ndarja e Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West, të cilët kanë katër fëmijë, vendosën t’i japin fund martesës pas afro 7 vitesh. Kardashian paraqiti kërkesën për divorc në Shkurt për shkak të “diferencave të papajtueshme”. Çështja e divorcit është në vazhdim. Ndërsa Kim është e vendosur t’i japë fund, reperi ka kërkuar të rikthehen bashkë.

Ariana Grande martohet me Dalton Gomez

Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande u martua me të dashurin, Dalton Gomez në një dasmë surprizë në maj. Çifti u martua më 15 maj me një ceremoni të mbajtur në shtëpinë e këngëtares në Montecito të Kalifornisë. Ajo zbuloi se ishte martuar nëpërmjet disa fotove që ndau në rrjete sociale.

Vjen në jetë vajza e Princ Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana

Fëmija i dytë i Princit Harry dhe Meghan Markle lindi në qershor. Çifti e quajti vajzën e tyre Lilibet pas Mbretëreshës Elizabeth të Anglisë dhe Dianës, si një nderim për princeshën e ndjerë.

Alec Baldwin vret aksidentalisht kineasten në set

Aktori i famshëm Alec Baldwin vrau drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza pasi qëlloi aksidentalisht gjatë xhirimeve të filmit Rust. Pas incidentit të ndodhur më 21 tetor, u konstatua se Baldwin kishte qëlluar me plumba të vërtetë gjatë provave.

Në intervistën e tij të parë pas ngjarjes, Baldwin tha se nuk ishte fajtor për vrasjen e saj.”Unë nuk e kam tërhequr këmbëzën. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do të tërhiqja këmbëzën”, u shpreh ai.

Tragjedia në koncertin e Travis Scott ku vdiqën 10 persona

Në natën e hapjes së Festivalit Astroworld të mbajtur në Hjuston, SHBA në nëntor, mijëra njerëz u dyndën në zonën e festivalit për të dëgjuar reperin Travis Scott. 10 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka bërë…