Nga mesi i marsit LDK-ja bëhet me kryetar të ri

16 shkurt 2021 | 16:54

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar pas takimit me kryetarët e degëve të kësaj partie, ku ka bërë me dije se deri nga mesi i muajit mars të kryhen zgjedhjet e brendshme në LDK.

“Jo nuk janë përmendur. Ju kemi thënë që të mendohem dhe të bëjnë propozime. Të kemi propozime prej Degëve dhe prej Kryesisë dhe ta [përmbyllim këtë proces sa më shpejt. Nuk kemi caktuar datë. Afati më i largët i mbledhjes është 60 ditë, por ne nuk do ta presim 60 ditëshin, do të bëjmë përpjekje që më së largu në mesin e marsit ta mbyllim këtë procese”, ka thënë Mustafa.

Për sa i përket humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe renditja e kësaj partie e treta në këto zgjedhje, Mustafa ka thënë se ka pasur një rrëshqitje të votës së qytetarëve për LDK-në.

“Për mua është vështirë që të përgjigjem sepse nuk e kemi pritur askund dhe në asnjë ven këtë rezultat. Nuk kemi pas as një vlerësim të tillë gjatë fushatës që e kemi bërë në tërë Kosovën. Ka ndodhur një rrëshqitje e votës dhe qytetarët mund ta dinë se pse e kanë bërë atë”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë, Ledina Çelo festoi 44 vjetorin e…