Nga mesi i prillit do të ketë kontrolle vetëm në hyrje në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

31 mars 2025 | 21:32

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar se regjimi i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionalizohet në mesin e muajit prill, i cili parasheh kontrolle vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit.

Regjimi i ri do të bëhet sipas modelit “hyrje-hyrje” dhe do të zbatohet në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë, ndërsa policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.

“Prolongimi disaditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve të cilat janë duke punuar intensivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore” është thënë në reagimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben…