Nga miti për Arben Vitinë, mbeti vetëm mjekra dhe mindili…
A dini se si mund t’i shmangeni një mashtrimi? Kur refuzoni një ofertë që ngjan tepër e mirë për të qenë e vërtetë.
Duke mos e refuzuar një ofertë të tillë, kanë deshtuar mitrovicalitë me Agim Bahtirin. Uroj që prishtinalive të mos iu ndodh e njejta gjë me po-në e tyre për Përparim Ramën.
Mos harroni se jemi në shekullin njëzet e një, kur mitet për njerëz e kanë jetën shumë të shkurtër.
Ashtu sikurse nga miti për Arben Vitinë, mbeti vetëm mjekra dhe mindili, nga miti për Përparim Ramën, mund të mbetet vetem kmbinimi i flokëve të tij të gjata me mjekrën, ndërkohë që neve na intereson se si do të duket Prishtina dhe jo Përparim Rama.
Sidoqftë, respekt për votën tuaj dhe urime e suksese Përparim Ramës!
(Autori ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes)