Nga MPJD-ja thonë se Kosovës do t’i vijnë shumë shpejt njohje të reja

15 shkurt 2022 | 12:19

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka hartuar strategjinë për njohje të reja. Krahas kësaj, Kosova shumë shpejtë pritet të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete.

Kështu ka bërë me dije zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në tryezën e diskutimit të organizatës joqeveritare “PIPS”, sa i përket anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja, Ahmeti ka thënë se s’ka moratorium.

“Kemi vendosur një listë prioritetesh dhe kur të është koha e duhur do të aplikojmë”, ka thënë ai të martën.

Duke paraqitur punën e diplomacisë në një vjet qeverisje, Ahmeti ka thënë se qëllim më i madh ka qenë funksionalizimi dhe riorganizimi i MPJD-së.

Më kritike për punën e diplomacisë kosovare është shprehur nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ndërkohë profesori në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, ka thënë se në vitin 2021 s’ka pasur zhvillime në politikën e jashtme dhe më shumë ka pasur politika të mirëmbajtjes së raporteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në natën e spektaklit të “Big Brother VIP…