Nga muaji prill Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë bëhet me hapësira të reja pune

03 mars 2025 | 13:43

Nga muaji prill, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të ushtrojë veprimtarinë institucionale në pronën e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë. Lajmin e ka bëri me dije ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”.

Ai ka shkruar se kjo hapësirë e krijuar vetëm për Agjencinë, e cila siç tha “është një nga kriteret e rëndësishme drejt akreditimit të AZHB-së në fondet e Bashkimit Evropian”.

“Janë 1500 metra katrorë, me 30 zyra, salla takimesh e prezantimesh dhe hapësira të përshtatshme për arkivin që tashmë janë rinovuar. Kjo hapësirë e krijuar vetëm për Agjencinë është një nga kriteret e rëndësishme drejt akreditimit të AZHB-së në fondet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja 03 po vazhdon me formë të mirë në garat…