Nga muaji qershor qytetarët e Fushë Kosovës do të kenë furnizim me ujë 24 orë
04 maj 2019
| 17:06
Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” sh.a., Ilir Abdullahu, ka vizituar sot punimet e vendosjes së gypit të ujit, që po bëhen në Fushë Kosovë.
Ai u njoftua nga afër me ecurinë e punimeve, duke i inkurajuar punëtorët për punën e palodhshme që po e bëjnë.
Abdullahu ka thënë se muaji maj do të jetë fund i një fillimi të ri sa i përket çështjes së zgjidhjes përfundimtare me ujë të pijshëm për qytetarët e Fushë Kosovës.
“Edhe ju konsumatorë të nderuar të këtij qyteti meritoni furnizim me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë”, ka thënë Abdullahu.
/Epoka e re/