Nga muaji shkurt do të fillojë të paguhet pjesa tjetër e subvencioneve për bujqit

10 janar 2021 | 12:52

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Musatafa, ka vizituar fermerët e Komunës së Malishevës nga ku edhe ka premtuar mbështetje për ta.

Mustafa gjatë vizitës së tij në njërën nga pikat grumbulluese të qumështit në këtë komunë, ka thënë se nga muaji shkurt do të fillojë pjesa tjetër e pagesave për bujqit.

Ai ka thënë se pavarësisht zhvillimeve politike, fondet për bujqit janë të garantuara, duke bërë me dije se pjesa tjetër e pagesave për bujqit dhe blegtorët do të bëhet gjatë këtij viti, më fillimin e rialokimit të buxhetit.

“Me kalimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe me kalimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2021, këto fonde janë të garantuara, pavarësisht çdo zhvillimi, këto janë të garantuara për bujqit, për blegtorët në gjithë Kosovën. Këto fonde do të fillojnë të paguhen në muajin shkurt, ka mbetur edhe një pjesë e këstit të dytë për t’u realizuar dhe për të përfunduar të gjitha pagesat e vitit 2020, pra në shkurt me fillimin e rialokimit të buxhetit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja është goditur nga stuhia Filomena dhe një pjesë e…