Nga nesër del aplikacioni që mund të kuptoni nëse ka pritje në kufi
06 mars 2018
| 19:08
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, do të lansojnë aplikacionin social “Pritjet në Kufi”.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme publikon vazhdimisht të dhëna për qytetarët në ueb sajtin zyrtar.
Kjo ka ardhur si rezultat tek bashkëpunimi shumë i suksesshëm në mes të projektit “Techstitution” dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku si rezultat është ndërtuar aplikacioni social “Pritjet në Kufi”.
Qëllimi i platformës është hapja dhe shfrytëzimi i të dhënave për pritjet kufitare për planifikim të kohës për udhëtimet.