Nga nesër deri me 20 dhjetor do të ketë ndërprerje të ujit në këto vende

14 dhjetor 2020 | 16:42

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., njofton se nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, do të ketë ndërprerje të ujit në Vragoli, Sllatinë dhe te Parku i Biznesit për shkak të vazhdimit të punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit. Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU “Prishtina” sh.a.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj, e ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe…