Nga nesër kthehen reduktimet e energjisë elektrike

22 dhjetor 2021 | 15:07

Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka paralajmëruar se nga nesër do të të fillohet me kufizime të energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për medie, KEDS ka njoftuar se këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë. “Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike. Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë”, është thënë në komunikatën e kësa kompanie.

KEDS u ka bërë thirrje gjtihë qytetarëve për kursim maksimal të energjisë elektrike. “Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre. Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi” është thënë në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i pajtimit “KOMRA” ka reaguar pasi Shërbimi Sekret i…