Nga nesër Maqedonia e Veriut hap të gjithë kufijtë

16 qershor 2020 | 17:45

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga nesër (e mërkurë) t’i hapë të gjitha vendkalimet kufitare në vend, duke zbatuar masat që janë ende aktive.

Për të hyrë në këtë shtet është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Sipas kanë njoftuar mediet në Maqedoninë e Veriut, mbetet në fuqi masa e nënshkrimit të “Deklaratës së vetizolimit të detyrueshëm për 14 ditë”, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme. /Alsat-M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për vitin e gjashtë…