Nga nesër mund të dilni jashtë sipas orarit të ri

17 maj 2020 | 09:12

Nga nesër orari i qarkullimit të qytetarëve do të ndryshojë. Sipas vendimit të ri të qeverisë, qarkullimi do të lejohet dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit të letërnjoftimit.

Edhe sot qytetarët do të lëvizin dy herë nga 90 minuta deri në zbatimin e rregullave të fazës së dytë, që fillon nesër (18 maj).

Orari i ri i qarkullimit, i cili do të zbatohet nga dita e hënë, pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.

Faza e dytë e lehtësimit të masave do t’i hapë edhe disa biznese në vend të cilat fillojnë veprimtarinë e tyre pas dy muajsh të mbyllura.

Me këtë datë do ta fillojnë punën edhe floktarët, dentistët, fizioterapeutët, do të hapet edhe tregu me pakicë, tregu i gjelbër, gastronomia (merr me vete), qendrat e thirrjeve, muzetë dhe galeritë.

Sipas planit të qeverisë, me fillimin e implementimit të fazës së dytë më 18 maj do të fillojë qarkullimi i transportit hekurudhor dhe transportit urban e ndërurban, por me leje të veçantë.

Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 978 raste me koronavirus, me 713 të shëruar dhe 29 të vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy muajt e fundit i kanë sjellë njerëzimit një gjendje…