Nga nesër ndëprehet operimi në një zyrë të brendshme doganore në Mitrovicë

20 nëntor 2021 | 18:42

Doganat e Kosovës njoftojnë se nga nesër (e diele) do të ndërprejë operimin një zyrë e brendshme doganore në Mitrovicë.

Në njoftimin e Doganave të Kosovës thuhet se “për shkak të rrethanave objektive, duke filluar nga data 21 Nëntor 2021, Dogana e Kosovës do të ndërprejë operimin në zyrën e brendshme doganore në Mitrovicë, të operuar nga Subjekti DM SHPK, në adresën ‘Mbretëresha Teutë’ nr. 226”.

“Zyra doganore në hapësirën e Trepçës në Mitrovicë dhe zyrat tjera doganore do të jenë operacionale dhe në shërbim të plotë të bizneseve”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.…