
Nga nesër ndryshon orari i tarifës së ulët të rrymës në Kosovë
31 mars 2025
| 14:20
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), përmes një njoftimi në “Facebook” ka bër me dije se nga nesër (e martë) e deri më 30 shtator tarifa e ulët e energjisë elektrike është nga ora 23:00 deri në ora 08:00.
Ndërsa tarifa e lartë (ditë) aplikohet prej orës 08:00 – 23:00.
Ndërrimi i orës, ka ndryshuar edhe orarin e tarifës së ulët të rrymës.