Nga nesër në “Epoka e re” fejtoni në vigjilje të 21-vjetorit të luftës së përgjakshme të Pashtrikut

08 dhjetor 2019 | 13:19

Nga nesër (e hënë) në gazetën “Epoka e re” fillon botimi në vazhdime i fejtonit me titull: “Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike të pritës dhe dimrin e acartë në Pashtrik”, i përgatitur nga Lulzim Sahiti.
Ky fejton do të ilustrohet edhe me fotografi nga vendi i ngjarjes.

Fejtoni me titull: “Eshaloni i UÇK-së në luftë me forcat armike të pritës dhe dimrin e acartë në Pashtrik” botohet për herë të parë në vigjilje të 21-vjetorit të luftës së përgjakshme të Pashtrikut, me ketë rast lexuesit do të ketë mundësinë të lexojnë një përmbledhje nga rrëfimet e dëshmitarëve pjesëmarrës në ngjarjen e madhe të 14 dhjetorit të vitit 1998, të cilët bënë historinë dhe kontribuuan shumë në çlirimin e vendit tonë.

Rrëfimet autentike të ushtarëve të lirisë nga vija e parë e frontit të mbledhura me shumë përkushtim dhe kujdes, bënë të mundur zbulimin e shumë informatave të panjohura deri më tani për publikun…!

Përndryshe ky fejton mëton të zbardh një histori të heshtur ndërvite të luftëtarëve trima e sypatrembur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me trupat e tyre u bënë mburojë e fortë për furnizim me armatim dhe municion të bashkëluftëtarëve liridashës në Kosovë, ku një pjesë e tyre ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Përmes këtij fejtoni do të pasqyrohet sakrifica dhe mundi i ushtarëve çlirimtarë, të cilët atë ditë bënë të pamundurën për të çarë rrethimin e forcave armike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve kanë njoftuar për…