Nëse hidhni mbeturina jashtë kontejnerëve do të gjobiteni

16 tetor 2018 | 23:24

Që nga dita e sotme, kushdo që hedh mbeturina jashtë kontejnerëve apo djegin mbeturina do të gjobitën prej 20 deri në 100 euro.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.

Përmes këtij udhëzimi administrativ, të gjithë personat fizik që hedhin mbeturina jashtë kontenjereve apo djegin mbeturina do të gjobiten me gjobë prej 20 deri në 100 euro.

Ceremonia e nënshkrimit të udhëzimit do të bëhet sot në orën 11:00, në kabinetin e ministrit Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë në një prononcim…