Nga nesër pa viza në BE, Qeveria organizon udhëtimin e parë

31 dhjetor 2023 | 12:06

31 dhjetori i vitit 2023 është dita e fundit kur kosovarët nuk do mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza.

Nga nesër, 1 janar i viti 2024, do të organizohen udhëtimet e para pa viza për në BE.

Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritja e ndërrimit të mot-motit është një ndjesi e veçantë,…