Nga nesër policët në punë me orar të zakonshëm tetë orë

25 maj 2020 | 10:34

Policia e Kosovës nga nesër do t’i kthehet orarit tetë orësh të punës.

Për dy muaj, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19 në Kosovë, policët shërbyen nga 12 orë.

Shumë departamente e njësi gjatë kësaj kohë kanë punuar me staf të shkurtuar.

Por nga nesër (e martë) gjithçka do të kthehet në normalitet dhe zyrtarët policorë të cilëve u është ndërruar vendi i punës gjatë kësaj situate, do të kthehen në vendet e mëparshme.

Prej që është themeluar Policia e Kosovës, në shtator të 1999, asnjëherë 12-orëshi i punës nuk ka qenë në fuqi më gjatë se këtë herë.

Policia për punën që ka bërë për menaxhimin e situatës është shpërblyer nga qeveria me nga 300 euro për muajin prill dhe maj, duke ndaluar në këtë shtesë tatimet në pagë.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për…