Nga nesër regjistrimi i automjeteve pa gjoba
18 dhjetor 2017
| 20:14
Prej nesër qytetarët e Kosovës që nuk kane regjistruar automjetet e tyre vite me radhë për shkak të gjobave mujore nga 20 euro, mund ta bëjnë këtë në të gjitha sportelet e Agjencisë për regjistrim civil pa paguar fare gjobë. Ky vendim do të vlejë në një kohë të caktuar tremujore.
Po ashtu sipas drejtorit të Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës, Bekim Hoxha pensionistët për të marrë letërnjoftimin e ri nga nesër paguajnë vetëm 5 euro në vend të 10 eurove sa ishte deri me tash.
(RTV21)