![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/qerdhet.jpg)
Nga nesër rihapen çerdhet në Kosovë
31 maj 2020
| 18:32
Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 8 qershor të rihapen çerdhet.
Vita në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.
Ai gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.
Ai ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë. “Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.
Në fund, të gjitha propozimet janë miratuar.
(A. M / Epoka e re)