Nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se janë njoftuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për një rast të vetëm me Covid-19 që vjen nga karantina.
Ai ka uruar që ky person të shërohet shpejt me të gjitha rastet e tjera.
Haziri ka treguar se nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike dhe lirohet liria e lëvizjes, dy herë nga 120 minuta.
“Ju lutem ta shfrytëzoni të drejtën e rikthimit në punë, por me masa mbrojtëse. Shërbeni vetëm me masa mbrojtëse dhe mos merre e mos jep shërbim pa to. Mbaje distancimin social e mos shko mysafir, e mos prano edhe më tutje mysafirë. Ka mbetur edhe pak kohë për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve. Por, jeta e qytetarit është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Mbroje vetën e familjen!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)