Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen në Skenderaj
13 prill 2019
| 17:26
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dyshuarit H.F dhe K.I nga fshati Vajnikë i Skenderajt, për vrasjen e I.Z. në fshatin Prekaz i Epërm.
Në kërkesën e Prokurorisë dorëzuar Gjykatës Themelore thuhet se “të dyshuarit më 8 prill kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për t’i fshehur gjurmët kanë djegur veturën e markës “Volkswagen Pasat”, ku gjendej trupi i viktimës”.
Sipas njoftimit të dërguar medieve, dy të dyshuarit janë arrestuar më 11 prill me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.