Nga opinionistët deri te publiku, Arbana zbulon detaje të reja nga “Big Brother Vip”

19 shtator 2021 | 12:30

Tashmë të gjithë po presin muajin tetor që të nisë transmetimin i “Big Brother Vip” në Top Channel. Publiku po pret me padurim që të dijë se kush do të jenë personazhet e njohur të ekranit që do të bëhen pjesë e këtij reality show.

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, e cila do të jetë nën moderimin e këtij programi, ka vendosur që t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj në “Instagram”.

Një fans e ka pyetur Arbanën nëse emisioni do të jetë edhe në “Youtube”, ajo i është përgjigjur: “Vetëm disa pjesë të përzgjedhura”.

Pjesë nga biseda e Arbana Osmanit me ndjekësit:

A do ketë publik në studio?

Po, edhe një numër ku mund të rezervoni.

A do jetë Lori (Hoxha) sërish stilistja jote?

Është shumë më e përfshirë. Ne diskutojmë për shumë gjëra, përfshirë edhe veshjet e mia.

Sa opinionistë do ketë?

2

Në cilat ditë do jenë dy lives show?

Të martë dhe të premte.

A mendon se do ketë aq shikueshmëri sa BB para disa vitesh?

Jo, do ketë më shumë.

A do ketë VIP nga Kosova?

Sigurisht.

Çunat ku do i lësh?

E para s’do punojë 24 orë sepse kam super staf. E dyta, kam një superskuadër me gjyshe, familjarë dhe dado. E treta, do rri me ta në çdo moment të lirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku u ka bërë thirrje peshkopëve evropianë të shtunën…