Nga paraburgimi në Hagë, ish-krerët e UÇK-së ngushëllojnë familjen Krasniqi

29 dhjetor 2024 | 18:19

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjykatën Speciale në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorëve Mujë dhe Ali Krasniqi.

Të gjithë të paraburgosurit në Dhomat e Paraburgimit në Hagë kanë dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, duke i shprehur dhimbjen për humbjen e nënës së dy dëshmorëve, Mujë dhe Ali Krasniqi.

Ndryshe, disa ditë më parë ndërroi jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi (Komandant Kapuçi).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nimani ka thënë se kjo ditë është e mbushur me…