Nga Parisi në New York për 90 minuta, aeroplani me shpejtësi hipersonike po bëhet realitet
09 korrik 2023
| 19:36
Nga Parisi në New York për 90 minuta, aeroplani me shpejtësi
Projektimet për një aeroplan të ri me energji hidrogjeni mund të fillojnë një epokë të re të fluturimit hipersonik që do të shkurtojë kohën e udhëtimit rreth globit për disa orë.
Aeroplani më i fundit që arriti një sukses të tillë ishte Concorde, projektim supersonik i inxhinierisë anglo-franceze, raporton “Euronews”.
Në kulmin e tij, aeroplani kaloi Atlantikun në një kohë rekord për rreth 3.5 orë, duke fluturuar me një shpejtësi prej mbi 2,100 kilometrave në orë.
Por, një “start-up” zviceran dëshiron të zvogëlojë kohën aktuale të udhëtimit prej Parisit në New York nga 8 orë në vetëm një orë e gjysmë – me aeroplanin e tij hipersonik me pasagjerë që fuqizohet me energji hidrogjeni.