Nga PDK-ja tregojnë nëse do t’i shkojnë Kurtit në seancën e orës 22:00

02 mars 2023 | 21:35

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë sonte prezente në seancën e orës 22:00 sipas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka konfirmuar për Paparaci.com  shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Sot gjatë ditës është nisur seanca për raportimin e Kurtit në Kuvendin e Kosovës për dialogun e fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se nuk mund të jetë prezent në seancë pas orës 16:00, por ka shprehur gatishmëri të vazhdohet pas orës 22:00.

Konfirmimin për pjesëmarrje në këtë konferencë e ka dhënë edhe Lidhja Demokratike e Koosvës.

Mbetet të shihet nëse Kurti dhe deputetët e tij do të jenë prezent sonte në seancë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu dhe eksperti më i ri i evropian në politikën…