Në prag të 17 shkurtit disa fëmijë vizitojnë Kuvendin e Kosovës (Foto)
14 shkurt 2019
| 14:10
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në prag të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ka pritur në ambientet e Kuvendit disa fëmijë.
Veseli ka thënë se kjo vizitë është një kujtim i mirë për fëmijët, të cilët do ta trashëgojnë shtetin e Kosovës.
“Në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës u zbukurua me zërat dhe buzëqeshjet e fëmijëve. Një kujtim i bukur për ta, që nesër do ta trashëgojnë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/