“Nga Prekazi në Veri”, Adem dhe Hamëz Jashari vizitojnë veriun e Kosovës
Pasardhësit e Adem e Hamëz Jasharit të cilët gëzojnë emrin e komandatëve legjendar të UÇK-së, Ademi dhe Hamza kanë vizituar veriun e Kosovës.
“Nga Prekazi në Veri”, kështu ka shkruar në Facebook, Hamëz Jashari i ri, i cili ka treguar se së bashku me Ademin e ri kanë qenë në vizitë në veri, duke kujtuar kështu historinë dhe heronjtë e Kosovës.
Pasardhësi i komandatëve të UÇK-së, Hamëz Jashari ka thënë se policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj zone.
“Shetitje e lirë dhe krejtë e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit”.