Nga Qendra Korrektuese e Lipjanit largohet një i mitur
06 korrik 2020
| 19:17
Në orët e pasditet ka ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan një i mitur i cili ishte duke vuajtur dënimin prej dy vitesh.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative, F. K është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur).
F.K , ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vite për veprën penale vjedhje e rëndë. Për rastin është njoftuar edhe policia thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga SHKK.