Nga Serbia në Kosovë kontrabandonte koshere bletësh
27 korrik 2024
| 09:45
Policia e Kosovës ka arrestuar të premten mbrëma një qytetar në veriun e Kosovë, i cili bashkë me një pasagjer po kontrabandonte nga Serbia në Kosovë disa koshere bletësh.
“Jashanicë – Leposaviq 26.07.2024 – 21:00. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa vendore drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar me pasagjerin serb i Serbisë. Gjatë kontrollit është vërtetuar se në rimorkio kishte të ngarkuar gjashtë koshere bletë. Dyshohet se i dyshuari, ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit kosheret-bletët janë dërguar në doganë ndërsa dy të dyshuat janë liruar, thuhet në njoftim.