Nga shtatzënia e papritur, ndarja me Ledrin e deri te ‘problemi’ i dasmës, Sara Hoxha i tregon të gjitha

08 nëntor 2021 | 11:41

Sara Hoxha është kthyer në një personazh shumë të ndjekur në Instagram, por edhe në YouTube dhe duket se roli i vlogeres i shkon shumë. Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku u është përgjigjur disa nga pyetjeve më të shpeshta të ndjekësve. Dhe sigurisht shumë prej tyre kanë të bëjnë me mëmësinë dhe me Ledrin.

E pyetur nëse shtatzënia ishte e papritur për të, ajo rrëfeu se ishte e menduar, por erdhi në një moment të papritur.

“Shtatzënia ishte e menduar. E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare. Dhe na lumturoi akoma më shumë fakti që ne nuk e prisnim fare në atë moment që ndodhi. Kështu që çdo gjë ndodh për një arsye.”

Sa i përket lindjes, ajo tha se ishte natyrale, por për pak i shpëtoi asaj cezariane. Ndërsa, ajo foli edhe për gjidhënien, për të cilën tha se ishte një proces shumë i vështirë dhe i dhimbshëm për të, por që ia ka vlejtur.

“Po, gjidhënien e kam pasur shumë problem. Mendoja se isha shumë e përgatitur për këtë periudhë pas shtatzënisë, por ishte diçka shumë e vështirë për mua, diçka shumë e dhimbshme. Dhe unë kam bërë vërtet çmos që t’i jepja Poemës gji, sepse doja patjetër ta bëja. Për këtë gjë unë nuk jam penduar në asnjë moment, edhe kur i mendoj të gjitha ato gjëra dhe probleme që kam kaluar, ia ka vlejtur,” -tha Sara, raporton magazina.al.

Sigurisht që s’kishte si të mungonte pyetja e dasmës, për të cilën Sara tha se kanë një “problem” që nuk e kanë zgjidhur akoma.

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë. Problemi më i madh deri tani është se nuk e kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një dasmë shumë të madhe, apo një dasmë të vogël, private, modeste, të thjeshtë, ashtu siç kam qejf unë. Këtë gjë akoma nuk e kemi vendosur, por që kur ta vendosim do e merrni vesh edhe ju, patjetër.”

Një tjetër pyetje shumë e shpeshtë për të ishte nëse është zënë apo ndarë ndonjëherë me Ledrin. Sara tha se sigurisht që janë zënë, madje edhe janë ndarë, por prapë e kanë gjetur rrugën te njëri-tjetri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inxh. Abdullah Begolli Inxh. Xhafer Murseli Sa më tepër që…