
Nga shtrati i spitalit në një modele, transformimi i pabesueshëm i 24-vjeçares
23 nëntor 2020
| 16:07
Një vajzë e re, e cila ishte mbyllur në një klinikë psikiatrike për muaj me radhë për shkak të një sëmundje në tru, është bërë një modele e suksesshme.
Jeta e Lucy Dawson, 24 vjeçe, nga Lincoln, Lincs ndryshoi totalisht. Nga një studente normale që festonte çdo javë me miqtë, përfundoi e mbyllur në një spital duke luftuar më sëmundjen e rëndë.
Në 21-vjetorin e saj i ndodhi edhe problemi në tru, ndërsa mjekët u përpoqën me dëshpërim për të trajtuar gjendjen e vajzës. Ajo nisi të merrte mjekime mjaft të forta dhe mjekët kishin pak shpresë se e reja mund të shpëtonte.
Por, 24-vjeçarja luftoi fort dhe jo vetëm që ja doli të mposhte sëmundjen, por sot është bërë një modele mjaft e suksesshme.