Nga skema e ndihmës sociale përfituan 24 526 familje me 99 718 anëtarë

20 nëntor 2019 | 15:31

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e tretë (TM3) 2019.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën pensioneve për personat me aftësi të kufizuara,skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare,skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të “Trepçës”, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 526 familje me gjithsej 99 718 anëtarë, nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2193 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë13 1461 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 980 përfitues, nga skema për pensionet familjare janë 3 903 përfitues, nga skema për pensionet invalidore janë 106 përfitues, nga skema për pensionet e “Trepçës”, janë 2 697 përfitues, nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 084 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 542 përfitues, nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 932 përfitues, nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 883 përfitues, nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 107 përfitues.

Sipas këtij raporti, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 417 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 120 përfitues.

Kurse, sa i përket braktisjes së fëmijëve sipas ASK-së, në TM3 2019 janë braktisur shtatë fëmijë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe…