Nga skema e ndihmës sociale përfituan 25 679 familje

19 shkurt 2021 | 13:34

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2020.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të “Trepçës”, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë tremujorit të katërt (TM4) 2020 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25679 familje, me gjithsej 103189 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2436 familje.

Ndërkaq nga skemat pensionale rezulton se nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 142280 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49451 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3712 përfitues; nga skema për pensionet invalidore ishin 81 përfitues; nga skema për pensionet e “Trepçës”, ishin 2341 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1166 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 583 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1848 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 19266 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2797 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13550 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 38216 përfitues.

Sipas këtij njoftimi, gjatë TM4 2020 janë braktisur pesë fëmijë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke i kryer përgatitjet…