Nga sot diaspora mund të regjistrohet për të votuar, kështu bëhet aplikimi

10 korrik 2021 | 11:04

Sot, më 10 korrik ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale, ky afat do të jetë i hapur deri më 18 gusht 2021.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka dhënë detaje edhe rreth formës së aplikimit.

“Gjatë kësaj periudhe 40 ditore, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë”, tha ai.

Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në uebfaqen e KQZ-së (www.kqz-ks.org) në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës.

Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e…