Nga sot lejohen dasmat, hapen klubet e natës
Masat e reja që ka marrë Qeveria e Kosovës ndaj COVID 19 kanë hyr në fuqi që nga sot e ku lejohen dasmat, ahengjet familjare, klubet e natës e të tjera.
Por shoqata e gastronomëve ka dal me një njoftim të rëndësishëm për të gjitha ata që planifikojnë të organizojnë ndjeja të tilla.
Njoftimi i plotë:
Nga sot, me datë 7 mars 2022, zyrtarisht lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Subjektet që menaxhojnë me këto veprimtari, janë të obliguara që të caktojnë një apo më shumë persona përgjegjës për të kontrolluar posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura me vendimin e ri.
Ju priftë e mbara!