Nga sot maska nuk është më obligative në Itali
Italia është gati për të dalë nga zona e verdhë, tashmë do të jetë e gjithë një ngjyrë, e bardhë e ky ndryshim do të mund të shoqërohet më në fund me heqjen e maskës në ambientet e hapura.
Ky përbën një moment të rëndësishëm kthese për vendin e parë evropian të goditur nga pandemia e koronavirusit shkurtin e 2020-s.
Me dekretin që hyn në fuqi nga dita e sotme, Ministria e Shëndetësisë, për të parën herë e klasifikoi si të bardhë çdo rajon të vendit, që do të thotë zonë me rrezikshmëri të ulët në sistemin e koduar me ngjyra të vendit për të vlerësuar riskun e Covid-19.
Lajmi se maskat nuk do të mbahen më jashtë ishte më se i mirëpritur, sidomos në kohën kur fqinji ynë përtej Adriatikut po përballet me një valë të nxehti që pritet t’i çojë këtë javë temperaturat në mbi 40 gradë celsius.
Ndërsa, deri të dielën, një e tretat e popullsisë së vendit ishte vaksinuar, megjithatë pavarësisht progresit të shënuar, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza sërish i ka bërë thirrje italianëve të mbeten vigjilente.