Nga sot në QKUK kryhen edhe operacione joemergjente
27 shtator 2021
| 10:39
Në sallat operative të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve të përgjithshme, nga sot do të kryhen edhe operacione joemergjente (elektive).
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kthyer programin e rregullt operativ, pas përmirësimit të situatës me Pandeminë Covid-19.
“Ju lutem, vaksinohuni dhe respektoni masat anti-covid”, ka njoftuar ShSKUK-ja.