Nga sot në Shqipëri ndryshon ora policore

05 janar 2021 | 09:53

Nga sot në Shqipëri ndryshon përsëri ora policore e vendosur prej 24 dhjetorit në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Duke filluar nga sot rikthehen masat e vjetra dhe ora policore do të fillojë në orën 22:00, siç ka qenë para datës 24  dhjetor dhe jo më në orën 20:30.

Ky kufizim është vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së Covid-19.

Gjithashtu ditën e sotme rifillon mësimi edhe për studentët, online ashtu siç nisi viti akademik.

Të gjithë ata që shkelin orën policore, gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi.

Nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së virusit, do të hapen në orën 6:00-22:00.

Lejimi i lëvizjes do të lejohet vetëm për urgjenca apo punë duke marrë leje në portalin e e-Albania.

Kujtojmë se ditën e djeshme numri i të infektuarve me Covid ra ndjeshëm, me 185 raste të reja dhe 6 humbje jete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres së Jashtme…